Kurani Fisnik » Shqip
Random Books
- Përmbledhje tregimeshPërmbledhje tregimesh: Është libër i cili ka përmbledhur një sërë tregimesh islame për fëmijë, të cilat janë të shkruara me një metodologji të përshtatshme për fëmijët. Tregimet janë edukative dhe janë marrë nga Libri i Allahut - Kurani, Tradita profetike – Suneti dhe historia islame.
Autor : Muhamed Muveffek Selime - Muhamed Munir El Xhenbaz - Muhjid-din Selime
Përkthim : Irfan Salihu
Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.
Source : http://www.islamhouse.com/p/329565
- Rregullat e Agjërimit, Teravive dhe Zekatul FitritKy libërth i shkruar nga dijetari Ibn El Uthejmin ngërthen në vete një mori rregullash të cilat lidhen me Agjërimin, Teravitë dhe Zekatul Fitrin. Me një metodë të lehtë dhe të kuptuar, dijetari i nderuar i përmend këto dispozita dhe rregulla të cilat janë të domosdoshme për ta kryer adhurimin e agjërimit dhe adhurimet e tjera që e pasojnë në mënyrën më të mirë.
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Driton Lekaj
Botuesi : Zyra e Bashkëpunimit për Dave dhe Vetëdijësim të Komuniteteve - Rebve - www.islamhouse.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/231844
- Kurani Fisnik dhe përkthimi i domethënieve të tij në gjuhën shqipeKy është përkthimi më i njohur i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip. Ky botim ka pas fatin të botohet nga Kompleksi i Mbretit Fehd për botimin e Kuranit si dhe është i vetmi përkthim që është i shoqëruar me komentim.
Botuesi : Kompleksi i Mbretit Fehd për Botimin e Kuranit
Source : http://www.islamhouse.com/p/232
- Bisedë e përditshme - Shqipe, Angleze dhe ArabeKy libër përmban fjalë dhe biseda në gjuhët: shqip, anglisht dhe arabisht. Libri është i përpiluar për nivelin e fillestarëve dhe ju ndihmon t’i thellojnë njohuritë e tyre në këto gjuhë si dhe të bëjnë krahasim mes tyre.
Autor : Fehim Dragusha
Rishikim : Një grup recenzuesish
Source : http://www.islamhouse.com/p/329560
- Islami - ndikimi i tij në civilizim dhe merita e tij për njerëziminKy libër në bazë është punim i ofruar Këshillit Nacional për Kulturë i Kuvajtit. Libri shtjellon ndikimin e Islamit në civilizimin njerëzor në vazhdimësi që nga periudha profetike. Por, nëse duhet përmbledhur sferat në të cilat ka ndodhur ky ndikim më tepër, atëherë duhet zgjedhur dhjetë dhurata të cilat ia ka ofruar Islami njerëzimit duke filluar nga besimi i çiltër, të drejtat e gruas, afirmimi i lidhjes mes fesë dhe shkencës etj.
Autor : Ebul Hasen En Nedevi
Përkthim : Bashkim Aliu
Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.
Source : http://www.islamhouse.com/p/339682












