Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Ndihmëtar për kuptimin e xhuzit të tridhjetë

  • Ndihmëtar për kuptimin e xhuzit të tridhjetë

    Ndihmëtar në kuptimin e xhuzit të tridhjetë: Ky libër veçohet për: 1. Komentin e qartë të pjesës së fundi të Kuranin, larg paqartësive dhe mospajtimeve duke qenë kësisoj i përshtatshëm për të gjitha nivelet. 2. Të shprehurit e qartë të autorit sidomos në sqarimin e kuptimit të përgjithshëm. 3. I ka ndarë kaptinat e gjata në pjesë ashtu që të jetë më i lehtë studimi dhe kuptimi i tyre. 3. I ka sqaruar fjalët e nevojshme për sqarim ashtu siç janë përmendur në sure. 4. Pas çdo pjese sjell pyetje dhe ushtrime rreth asaj që është prezantuar në atë pjesë.

    Autor : Zejd Umer Abdullah El Is

    Source : http://www.islamhouse.com/p/306582

    Download :Ndihmëtar për kuptimin e xhuzit të tridhjetëNdihmëtar për kuptimin e xhuzit të tridhjetë

Random Books

  • Nektari i vulosur i XhenetitNevoja e umetit për njohjen e sires (jetëpërshkrimit) të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) si dhe përfitimi nga burimi i virtyteve të tij, është shumë e madhe dhe e domosdoshme. Sireja është dhe do të mbetet fondi historik, burimi kulturor dhe metodologjia shkencore e praktike nga e cila do të përfitojnë brezat njëri pas tjetrit. Çdokush që shpreson shpërblimin e Allahut dhe takimin me Të në botën tjetër e konsideron të Dërguarin e Tij (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) shëmbëlltyrë të tij. Allahu i lartësuar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” [El Ahzab: 21] Për shkak të rëndësisë së njohjes së Sires e kemi shtuar edhe këtë libër i cili veçohet me metodologjinë e tij të lehtë dhe të thjeshtë. Libri ka fituar çmimin e parë në garën për librin më të mirë të shkruar rreth Sires. Garë të cilën në vitin 1396 h. e ka organizuar Liga e Botës Islame.

    Autor : Safijurr-Rrahman El Mubarekfuri

    Source : http://www.islamhouse.com/p/289730

    Download :Nektari i vulosur i XhenetitNektari i vulosur i Xhenetit

  • Bisedë e përditshme - Shqipe, Angleze dhe ArabeKy libër përmban fjalë dhe biseda në gjuhët: shqip, anglisht dhe arabisht. Libri është i përpiluar për nivelin e fillestarëve dhe ju ndihmon t’i thellojnë njohuritë e tyre në këto gjuhë si dhe të bëjnë krahasim mes tyre.

    Autor : Fehim Dragusha

    Rishikim : Një grup recenzuesish

    Source : http://www.islamhouse.com/p/329560

    Download :Bisedë e përditshme - Shqipe, Angleze dhe ArabeBisedë e përditshme - Shqipe, Angleze dhe Arabe

  • Mbi rrugën e të parëve tanë (Selefit)Libërth i shkruar nga dijetari shqiptar Abdul Kadër Arnauti (Allahu e mëshiroftë) ku sqaron me fjalë të shkurtra por, të qarta akiden - besimin e gjeneratave të arta islame (Selefit) dhe metodologjinë e tyre në kuptimin e fesë. Libri përveç argumenteve nga Kurani dhe Syneti përmban edhe një mori nga fjalët më të arta të dijetarëve të Selefit.

    Autor : AbdulKadir El Arnaut

    Rishikim : Sedat Shabani

    Përkthim : Bekr Halimi

    Source : http://www.islamhouse.com/p/328711

    Download :Mbi rrugën e të parëve tanë (Selefit)Mbi rrugën e të parëve tanë (Selefit)

  • Disa bindje te Shi’iteveShiitët janë një ndër grupet e devijuara më të përhapura në botën islame. Idetë dhe mendimet e tyre janë nuk përkojnë me burimet Islame. Ky libër flet rreth bindjeve dhe kundërshtimeve të tyre me Islamin. Megjithëse i shkurtër ky libër me fakte dhe argumente qartëson devijimin dhe rrezikshmërinë e tyre për Islamin dhe myslimanët.

    Autor : Abdullah b. Muhamed Es Selefij

    Rishikim : Rijad Misini - Arijan Kutelli

    Përkthim : Bahri Curri

    Source : http://www.islamhouse.com/p/231822

    Download :Disa bindje te Shi’iteveDisa bindje te Shi’iteve

  • Islami dhe Krishterizmi“Viteve të fundit publiku shqiptar është ballafaquar me literaturë të shumtë rreth Islamit dhe Krishterimit. Libri të cilin e keni në duar synon që të japë një pikëpamje alternative në shumicën e çështjeve të cilat i ndajnë këto dy besime. Duke konsultuar burime autoktone të dy besimeve sikur edhe duke hyrë në thellësinë e dorëshkrimeve të vjetra të shkrimeve kristiane, e edhe atyre kur‟anore gjithashtu, kemi dhënë ide të përgjithshme për çështje si: a është Jezusi (Isai a.s) Zot, a u kryqëzua ai për të na larë nga mëkatet, cila është Fjala e pandryshuar e Perëndisë – Bibla apo Kurani, etj.”

    Source : http://www.islamhouse.com/p/314473

    Download :Islami dhe Krishterizmi