Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
“Përse ky libër? Nuk do të jenë të paktë ata që ndoshta do ta bëjnë një pyetje të tillë pasi të njihen me tematikën që ai trajton. Në një kohë kur Islami dhe ithtarët e tij janë vënë në bankën e të akuzuarve për një mori akuzash, ku më të spikaturat dallojnë ato të terrorizmit, obskurantizmit, mungesës së tolerancës, prapambetjes, egërsisë, brutalitetit…etj, del në skenë një libër i tillë për ta mbrojtur atë! Pikërisht ky libër u shkrua për t’u dhënë sadopak përgjigje këtij llumi të shpifur akuzash. Ky libër i shkurtër dhe përmbledhës jep një ide të përgjithshme të botëkuptimeve islame dhe më pas iu përgjigjet një seri pyetjesh në mënyrë të shkurtër dhe të përmbledhur.” Ky libër u shkrua si përgjigje ndaj një mori pyetjesh që iu drejtuan Sekretariatit të Këshillit kontinental për Xhamitë në Evropë nga një organizatë evangjeliste, e të cilat kanë të bëjnë me liritë individuale dhe me barazinë mes njerëzve.Autor : Abdurr-Rrahman Hasen Habenneke El Mejdani
Përkthim : Justinian Topulli
Source : http://www.islamhouse.com/p/314460
Random Books
- Mbi rrugën e të parëve tanë (Selefit)Libërth i shkruar nga dijetari shqiptar Abdul Kadër Arnauti (Allahu e mëshiroftë) ku sqaron me fjalë të shkurtra por, të qarta akiden - besimin e gjeneratave të arta islame (Selefit) dhe metodologjinë e tyre në kuptimin e fesë. Libri përveç argumenteve nga Kurani dhe Syneti përmban edhe një mori nga fjalët më të arta të dijetarëve të Selefit.
Autor : AbdulKadir El Arnaut
Rishikim : Sedat Shabani
Përkthim : Bekr Halimi
Source : http://www.islamhouse.com/p/328711
- Kur'an – iKur’an-i: Është përkthim i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip nga një grup përkthyesish pranë shtëpisë botuese Darus Selam. Është i vetmi përkthim deri më tani që është kryer në grup dhe shquhet për nga kujdesi që ajetet që kanë të bëjnë me akiden - besimin të përkthehen në dritën e besimit të pastër Islam – Besimit të Ehli Sunetit.
Rishikim : Një grup recenzuesish
Përkthim : Një Grup përkthyesish
Source : http://www.islamhouse.com/p/332473
- Etika IslameKy është një libër përmbledhës që përmban një varg rregullash për të cilat ka nevojë muslimani gjatë jetës së tij të përditshme. Këtë libër ia paraqes si këshillë umetit: Mësim për të paditurin, përkujtim për harrestarin dhe vërej-tje për shpërfillësin e këtyre rregullave. Ky libër është këshillë për besimtarin, që të jetojë me udhëzimet e Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
Autor : AbdulHamid b. Abdurr-Rrahman Es Suhejbani
Rishikim : Umer Musa
Përkthim : Ferid Selimi
Source : http://www.islamhouse.com/p/306584
- Shtyllat e besimitKy është një libër që flet për kushtet e imanit – besimit duke argumentuar secilën nga ato me argumente të shumta. Libri është botim i Univeristetit Islamik të Medinës i cili mëton të prezantojë kushtet e imanit me një metodë të lehtë dhe sistematizuar mirë.
Autor : Dekanati për Hulumtime Shkencore pranë Universitetit Islamik të Medinës
Rishikim : Enes Goga
Botuesi : Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme
Source : http://www.islamhouse.com/p/226
- Besimi i Ehli SunetitBesimi i Ehli Sunetit: Ky libërth përmban sqarimin e akides së Ehli Synetit dhe Xhematit në kaptinën e njësimit të Allahut, emrave të atributeve të Tij si dhe në kapitujt e besimi në Melekë, Libra, Pejgamberë, Botës Tjetër dhe Caktimit të Allahut për të mirë dhe të keqe.
Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Dr. Shefqet Krasniqi
Source : http://www.islamhouse.com/p/222