Kurani Fisnik » Shqip » Librat » Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
Shejhu (Allahu e mëshiroftë) e përshkruan librin e tij me fjalët: “Prej mirësive të sheriatit të Allahut xh.sh. është përkujdesja ndaj drejtësisë duke ia kushtuar një rëndësi të veçantë ... Drejtësia është dhënia çdo kujt hakun që i takon, duke mos e tepruar në të e as pakësuar. Ne me ndihmën e Zotit xh.sh. do të mundohemi që të sqarojmë diç për të drejtat gjegjësisht obligimet më kryesore të cilat i ka njeriu ndaj të tjerëve” E këto të drejta janë si vijon: 1. Obligimet ndaj Allahut të madhëruar. 2. Obligimet ndaj të Dërguarit të Zotit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) 3. Obligimet ndaj prindërve. 4. Obligimet ndaj fëmijëve. 5. Obligimet ndaj të afërmve. 6. Obligimi i bashkëshortëve ndaj njëri- tjetrit. 7. Obligimi ndaj fqinjit. 8. Obligimi ndaj muslimanëve – në përgjithësi.Autor : Muhamed b. Salih El Uthejmin
Përkthim : Dr. Shefqet Krasniqi
Source : http://www.islamhouse.com/p/314463
Random Books
- Ta mësojmë IslaminTa mësojmë Islamin: është libër i cili prezanton, me një metodologji të thjeshtë, njohuritë themelore rreth Islamit. Së pari, libri flet rreth shtyllave të besimit dhe atë hollësisht, e pastaj flet për dy shtyllat e para të Islamit, shehadetin dhe namazin, gjithashtu hollësisht. Pas kësaj në mënyrë të përgjithësuar shtjellon disa virtyte islame dhe libri përmbyllet me ngjarjet më të rëndësishme gjatë jetës së Pejgamberit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
Autor : Muhamed ALij Fet-hullah
Përkthim : Irfan Salihu
Botuesi : Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.
Source : http://www.islamhouse.com/p/329569
- Përgjigje jomuslimanëve në pyetjet më të shpeshta rreth IslamitKy libër përmban përgjigje në shumë pyetje bashkëkohore rreth Islamit të cilat shtrohen nga jomuslimanët apo edhe muslimanët e hutuar nga ajo që mediet prezantojnë për Islamin dhe muslimanët. Autori, një studiues i mirënjohur me përmasa ndërkombëtare, u jep përgjigje bindëse këtyre pyetjeve dhe demaskon shpifjet dhe paragjykimet ndaj Islamit dhe muslimanëve.
Autor : Zakir b. AbdulKerim Najk
Rishikim : Driton Morina
Përkthim : Fehim Dragusha
Source : http://www.islamhouse.com/p/354815
- Bëhu Musliman ProduktivKy libër është përmbledhje e 2 viteve të mendimeve produktive, ideve dhe këshillave. I përpiluar nga një mori artikujsh të zgjedhur dhe me një dizajn shumë tërheqës, ka përmbledhur rregulla dhe udhëzime të ndryshme të cilat ia mundësojnë muslimanit të jetë produktiv dhe dobiprurës në jetën e tij.
Botuesi : Uebfaqja 'Muslimani Produktiv' - http://www.productivemuslim.com
Source : http://www.islamhouse.com/p/354812
- Ejani në shpëtim!“Duke pasur parasysh rëndësinë e praktikimit të mësimeve islame, të cilave pas besimit, me vlerë dhe rëndësi iu paraprinë namazi, na imponohet që të jemi të mobilizuar në sqarimin e këtyre mësimeve si nga këndi i ndriçimit të vlerës së secilit prej tyre, ashtu edhe në shpjegimin praktik se si duhet të kryhet cilido. Prandaj ju ofrojmë këtë udhëzues të ilustruar për mësimin e namazit dhe gabimet që bëhen në të.”
Autor : Eroll Nesimi
Rishikim : Ekrem Avdiu
Source : http://www.islamhouse.com/p/314443
- Shtyllat e besimitKy është një libër që flet për kushtet e imanit – besimit duke argumentuar secilën nga ato me argumente të shumta. Libri është botim i Univeristetit Islamik të Medinës i cili mëton të prezantojë kushtet e imanit me një metodë të lehtë dhe sistematizuar mirë.
Autor : Dekanati për Hulumtime Shkencore pranë Universitetit Islamik të Medinës
Rishikim : Enes Goga
Botuesi : Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme
Source : http://www.islamhouse.com/p/226